Takimet me Thaçin, Veselin e Haradinajn – agjenda e kryeministrit të Malit të Zi

13.02.2018 17:28
Takimet me Thaçin, Veselin e Haradinajn – agjenda e kryeministrit të Malit të Zi

Dushko Markoviq, kryeministri i Malit të Zi viziton nesër Kosovën. Markoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë ku do të ketë takime me zyrtarët e lartë të vendit.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi do t’i bëjnë pritje kryeministrit të Malit të Zi në aeroportin “Adem Jashari”.

Të mërkurën, Markoviq do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërkaq të enjten Markoviq do të takohet me kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin dhe presidentin, Hashim Thaçi.

Kjo është agjenda e plotë:

 

mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)