Takim i rëndësishëm në qeveri, Kuçi e Hoti koordinohen për kulturën e sportin

Takim i rëndësishëm në qeveri, Kuçi e Hoti koordinohen për kulturën e sportin

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, me të cilin ka biseduar për prioritizimin e kulturës, rinisë dhe sportit në kuadër të objektivave strategjike të Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Kulturës përmes një komunikate për media ka njoftuara se Kuçi dhe Hoti kanë diskutuar politikat dhe objektivat e Qeverisë, në promovimin dhe avancimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Sipas komunikatës ata kanë theksuar se është e nevojshme të rritet koordinimi ndërqeveritar “me qëllim të bashkërenditjes dhe planifikimit më të mirë në caktimin e objektivave dhe prioriteteve të Qeverisë, ashtu që kultura e sporti të avancohen edhe më tej”.

“Ata u dakorduan se kultura e sporti janë ambasadorët më të mirë për të prezantuar vendin tonë në ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo shihet si në mundësi për të lobuar edhe më shumë që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mekanizmat e strukturat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, temë tjetër diskutimi ka qenë edhe veprimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në UNESCO.