Takim emergjent për krizën energjetike në vend

Takim emergjent për krizën energjetike në vend

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot në ora 13:00 zhvillon një takim me të gjithë akterët e sektorit të energjisë për të identifikuar problemet e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë drejtues të KEK, KOSTT, ZRRE dhe KEDS.

“Takimi zhvillohet në selinë e KOSTT, kurse më pas do të ketë një konferencë për shtyp në ora 14:00”, njofton MZHE.