Tahiri tërheq Komisionin e Jurisprudencës për shkak të hetimeve ndaj Lumezit

07.11.2017 11:21
Tahiri tërheq Komisionin e Jurisprudencës për shkak të hetimeve ndaj Lumezit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës emrat e propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i të cilit komision ishte propozuar kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Kjo ka ndodhur pasi hetimet për dyshime për falsifikim në dosjen e provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit Lumezi nuk kanë përfunduar.

“Unë kam pritë që deri më tani procedura hetimore që ka fillu ndaj Lumezit, të përfundojë. Meqenëse nuk ka përfunduar ende, tash është koha që të hyjë nëpër komisione parlamentare, në komisionin për mandate, në mënyrë që të mos i qes në lajthitje deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të dyshimeve të ngrehura rreth kryeprokurorit, unë kam vendosur që ta tërheqë përkohësisht nga procedura parlamentare, të mos hyjë në rend të ditës derisa të marr përfundimin e hetimeve që ndërlidhen me çështjen e përfolur”, ka thënë Tahiri për Gazetën Express.