Tahiri: Rezoluta e Kuvendit për pezullim të dialogut do të respektohet

Tahiri: Rezoluta e Kuvendit për pezullim të dialogut do të respektohet

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është obligim kushtetues e vullnet i popullit, shkruan ‘Epoka e Re’.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Kurse sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.