Tahiri: Për fletarrestimet e Serbisë do të diskutohet në nivel kryeministrash

Tahiri: Për fletarrestimet e Serbisë do të diskutohet në nivel kryeministrash

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahit, ka thënë se për fletarrestimet e Serbisë të lëshuar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, do të diskutohet në nivel kryeministrash Kosovë-Serbi.

Disa pjesëtarë të ish-UÇK-së janë ndaluar nëpër shtete të ndryshme për shkak të fletarrestimeve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Ministrja Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në takimin homologun serb, Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë anulimin e fletarrestimeve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por ajo nuk e di se kur do të ndodh ky takim.

“Ne kemi kërkuar por Serbia nuk është përgjigjur pozitivisht. Në bisedat diplomatike po kërkohet, por edhe në takimet e radhës do të kërkohet veçanërisht në takimin në mes dy kryeministrave që nuk di se kur do të ndodh. Ai është niveli ma përcaktues i kësaj teme”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Ajo thotë se takimi ka gjasa të ndodh pas zbatimit të marrëveshjes për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka ende konkrete rreth këtij takimi, por ne po përgatitemi për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi. Ndoshta pas asaj mund të ndodh”, ka shtuar ministrja Tahiri./Insajderi.com