Tahiri: Nëse PAN nuk tregon vullnet lënda të dërgohet në kushtetuese

Tahiri: Nëse PAN nuk tregon vullnet lënda të dërgohet në kushtetuese

Analisti Ramush Tahiri, në tryezën e organizuar nga LAA lidhur me sjelljet dhe bllokadën e koalicionit PAN për formimin e institucioneve, ka thënë se nuk mund të kërkohen interpretime të reja lidhur me të drejtën e koalicionit fitues për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

“Kjo situatë duhet të kapërcehet por duhet të kapërcehet në bazë të ligjeve. Zakonisht juristët e njohin se në këtë lami të të drejtave nuk ka detyrime sepse prishet parimi i drejtësisë. Unë mendoj, jam në përkrahje se nuk mund të konsumohet sepse nëse janë parimet edhe për të drejtën e koalicionit fitues që ta jep propozimin, nuk mundet”, ka thënë Tahiri.

“Cila do të ishte zgjidhja sipas mendimit tim. E para është që pasi nuk tregohet vullnet, lënda të çohet në Gjykatë Kushtetuese. Në këtë moment nuk ka zgjidhje tjetër. Dalja prej krizës, e dyta jo me harrnim, jo me kontrabandim të votave”, ka thënë Tahiri.