Tahiri: Në Bruksel diskutojmë për kodin telefonik dhe lëvizjen e lirë

Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se sot dhe nesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Tahiri: Në Bruksel diskutojmë për kodin telefonik dhe lëvizjen e lirë

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, deklaroi se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e sotëm grupi punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë në komunat veriore të Kosovës.

“Në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin, përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim të kësaj Ministrie.