Tahiri lavdëron punën e shefit të tij, thotë se po i sjell të mira Kosovës me avion privat

Tahiri lavdëron punën e shefit të tij, thotë se po i sjell të mira Kosovës me avion privat

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri sot ka vizituar në zyrën e tij kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se qeveria Haradinaj do ta ndryshojë gjendjen në vend mes të tjerash Tahiri ka lavdëruar edhe punën e shefit të tij tashmë ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Qeveria Haradinaj, do të ndryshoj gjendjen në vendin tonë. Këta dy burra, dhe bashkëpunëtorët e tyre, kanë filluar punë intensive për të ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. Pra arritjen për Liberalizimin e Vizave dhe shumë procese për të cilat Kosova ka mbetur pak mbrapa”, ka shkruar Tahiri

“Është arritje e madhe për shtetin e Kosovës, kur ne kemi një Ministër të punëve të jashtme, Z Behgjet Pacolli, i cili brenda ditës arrin t’i realizojë takimet jashtë vendit për interesat e Republikës së Kosovës. Kjo po ndodh falë asaj që Behgjet Pacolli, posedon avionin e tij privat dhe nuk e kursen asnjë minutë për të sjellë te mira në vendin tonë”, ka shkruar Tahiri.