Tahiri: Duhet afatizim i procesit të dialogut

Tahiri: Duhet afatizim i procesit të dialogut

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka vlerësuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht.

Ajo ka treguar se kanë kërkuar nga BE-ja të mendojë për afatizimin e këtij procesi. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se një ridizajnim i dialogut është i domosdoshëm.

Ajo ka thënë se nëse në të ardhmen do të ketë ndryshim të dialogut atëherë, sipas saj, do të ishte mirë që shtetet të përfaqësohen në këtë proces në mënyrë të plotë, në të gjitha nivelet.

Në këtë kontekst, ministrja Tahiri ka thënë se Kosova mund të krijojë një ekip uniteti me nivelin më të lart, siç ka qenë ai i Vjenës.