Tahiri: Drejtësia për Aulonin do të shkojë në vend (video)

Ministri i Drejtësisë Abelart Tahiri ka takuar të rinjtë që po protestojnë në Prishtinë e të cilët po kërkojnë drejtësi për rastin e vrasjes së adoleshentit Aulon Zeka.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me policinë edhe me prokurorinë, prej momentit kur ka ndodhur ngjarja tragjike dhe në një të ardhme të afërt do të kryhen të gjitha procedurat dhe ata që e kanë bërë këtë krim do ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë ministri Tahiri.

Ministri ka kërkuar nga të rinjtë që të bëjnë lirimin e rrugëve për qarkullimin e trafikut, derisa ka premtuar se drejtësia për Aulonin do të shkojë në vend.