Tahiri: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Tahiri: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri i ka thënë se edhe përkundër tensioneve të krijuar nga Serbia, Kosova mbete e përkushtuar për bisedime.

“Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin e Republikës së Kosovës, se Kosova do të mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa e pyetur se çka do të bisedohet tani e tutje në Bruksel, Tahiri nuk ka dashur të prononcohet deri sa të tejkalohen, siç tha ajo, tensionet e krijuar nga Serbia.

“Me gjithë këto tensione që i ka krijuar Serbia nuk po preferoj të flas me dialogun, le të tejkalohen njëherë tensionet, pastaj mund të flasim.

Ndërsa, sa a do të ketë kushtëzime nga ana e Kosovës për Serbinë në dialog, Tahiri tha se vlen gjithë deklarata e kryeministrit e cila sipas saj “është e qartë që Kosova mbetet e përkushtuar në dialog”.

Ndryshe, sot kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë tha se dialogu me Serbinë do të vazhdoi edhe përkundër vërejtjeve të shumta, njofton lajmi.net

“…Sa i përket dialogut përkundër vërejtjeve dua të themi se ai do të vazhdojë por që duhet të jetë një dialog produktiv. Serbia duhet të ndal provokimet si ajo e murit trenit  flet arrestet dhe keqpërdorimit të institucioneve të Kosovës. Ka fol edhe për arrestimin e Haradinaj ku është shprehur se ai nuk do të ekstradohet po ashtu ka thënë se trenat e Serbisë do të lëvizin në Kosovës duke respektuar ligjet”, ka thënë Mustafa.