Tahiri: Dështimi i demarkacionit nuk do ta çojë vendin në zgjedhje

15.03.2017 08:38
Tahiri: Dështimi i demarkacionit nuk do ta çojë vendin në zgjedhje

Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se me krijimin e ushtrisë, Kosova nuk është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në dhe NATO-n.

Ai ka thënë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është plotësisht e drejtë dhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se versioni aktual është në rregull dhe duhet të shkojë në Kuvend.

Sipas tij, s’ka asnjë arsye që ky kufi të mos miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që rrëzimi i demarkacionit ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Kushtëzimet politike nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.