Tahiri: Asociacioni nuk ishte temë e bisedimeve në Bruksel

Tahiri: Asociacioni nuk ishte temë e bisedimeve në Bruksel

 

Delegacioni për Bisedime Teknike i Kosovës edhe sot ka vazhduar me bisedime për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë,  përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve që  është e paraparë me marrëveshjen e vitit 2011.

Kjo ka bërë që të shtyhet për një raund tjetër të dialogut, takimi për zbatimin e marrëveshjes për kadastrin, njofton zyra e ministres për dialog Edita Tahiri.

“Gjatë ditës do të mbahet takimi për zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes dy shteteve me ndërmjetësimin e  BE-së”, thuhet në këtë njoftim.

Zyra e ministres Tahiri ka reaguar edhe ndaj deklarimeve në disa media serbe se në takimet që kanë filluar dje në Bruksel është biseduar edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Njoftojmë opinion publik se tema e asociacionit nuk është në agjendën e takimeve dhe nuk do të bisedohet për ketë temë, prandaj njoftimet që kanë dal nga disa medie të Serbisë në lidhje me ketë çështje janë të pavërteta”./Insajderi.com