A do ta mbështes AKR-ja në balotazh Ahmetin? Flet Selim Pacolli

A do ta mbështes AKR-ja në balotazh Ahmetin? Flet Selim Pacolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për mundësin e bashkëpunimit me ndonjë subjekt politik. Ai ka thënë se do të mirëpriste një bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Subjekte këto që kanë qenë në bashkëpunim në Prishtinë.

“Do të ishte mirë ta vazhdonim bashkëpunimin me AKR edhe në të kaluarën kanë quar disa projekte përpara”, ka thënë Konjufca.

Në lidhje më këtë çështje është përgjigjur menjëherë kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

“Unë jam vetëm kandidat ndërsa për këtë do të vendos partia. Mirëpo të them të drejtën nuk do të ishte e sinqertë të ju them votuesve të mi votojeni këtë apo atë”, ka thënë Pacolli i zhgënjyer me rezultatin që ka arritur./Insajderi.com