Synimi i fundit në këtë verë për Milanit është futbollisti i Barcelonës

24.08.2017 21:38
Synimi i fundit në këtë verë për Milanit është futbollisti i Barcelonës

Afrimi i radhës i Milanit mund të jetë Rafinha Alcantara i Barcelonës. Këtë verë, klubi italian ka bërë shpenzime marramendëse, si kurrë më parë (dhe kjo thuhet pa ngurrim), por duket se “karikatorja” e merkatos do të mbyllet me mesfushorin e katalanasve.

Te Barcelona ai ka shumë pak vend në mesfushë, sidomos pas blerjes së brazilianit Paulinho. Shanset për të do të jenë shumë herë më të pakta, nëse klubi do të blejë edhe yllin e Liverpool-it, Philippe Coutinho.

Pavarësisht se lojtari i rritur në “La Masia” i ka bërë shumë punë skuadrës prej vitesh me polivalencën e tij, “Sky Italia” raporton me shumë siguri se Milani ka interes për 24-vjeçarin dhe pritet ta huazojë për një sezon.

Rafinha aktualisht është i dëmtuar në gju dhe kjo i vështirëson negociatat, me kuqezinjtë të cilët do të përpiqen të mos i fusin duart thellë në xhep me huazimin e tij. Deri tani dy klubet kanë nisur të bisedojnë drejtpërdrejt ndërmjet tyre, por ende nuk është pyetur vetë mesfushori.