Sveçla flet për zgjedhjen e Kurtit kryetar: Ka pasur garë si për presidentin e Kosovës

Sveçla flet për zgjedhjen e Kurtit kryetar: Ka pasur garë si për presidentin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur zgjedhjet për kryetar partie, ku Albin Kurti ka marrë besimin e afër 100 për qind të votave nga anëtarësia e partisë. Në këtë zgjedhje partiake nuk ishte asnjë kundër kandidat për të qenë në krye të partisë së Vetëvendosje-s.

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi se zgjedhjet në VV, janë organizuar shumë  mirë dhe kanë ecur sipas planit.

“Kurti fitoi besimin absolut. Ne nuk ishim të interesuar për gara vetëm si dekor. Ka pasur garë si për presidentin e Kosovës. Ne ishim të interesuar të organizohemi për zgjedhje të lira”, tha Sveçla në RTK.

Sipas Sveçlës nuk ka pasur interesuar të maten me Kurtin.

“Ne kemi pasur mospajtime për më shumë se një vit. Ne kemi dashur të zgjedhim problemet e brendshme”, theksoi Sveçla.

Sipas tij, edhe të dorëhequrit janë ende pjesë e Lëvizja Vetëvendosje. Ai bëri me dije se Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti janë të dërguarit për të biseduar me të pakënaqurit që janë dorëhequr.

Për gjuhën linçuese të përdorur nga aktivistë ndaj të dorëhequrve, Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ka pasur teprime.

“Nuk besoj se ka pasur fushatë linçuese ndaj ndokujt, por ka pasur dëshpërime ndaj disa figurave të VV-së. Kurti nuk i ka prirë këtyre deklarimeve të pamatura. Është çështje e strukturave të VV-së, të bisedoj për pakënaqësitë, për këto shprehje të këtyre aktivistëve”, deklaroi ai.

Kurse për mundësinë e dialogut dhe të bashkimit të VV-së, Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se është e mundshme që të ketë arritje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar, është aty ku ishte para se të dilnin në publik këto divergjenca”, tha Sveçla.