Artikull i Sponzorizua

Svarqa: Bujqësia po ringjallet në Ferizaj

Svarqa: Bujqësia po ringjallet në Ferizaj

Idetë e aplikuara për herë të parë në Kosovë  për ta rimëkëmbur bujqësinë tashmë kanë dhënë edhe rezultatet e para nëpër disa fshatra të Ferizajt.

Bujqësia si degë e rëndësishme e ekonomisë ka njohur një zhvillim të mirë viteve të fundit në këtë rajon, me ç’ rast është realizuar dhe po vazhdon edhe më tutje një mënyrë e re e subvencionimit të kamatave për kreditë bujqësore.

Një plan i ri i filluar para dy vitesh u mirëprit nga bujqit e kësaj ane  të cilët u interesuan shumë që të përfitojnë mjete me të cilat do të zgjeronin kapacitetet e tyre për të krijuar më pas edhe ekonomi të vogla familjare, ndërsa obligimet bankare do t’i kthejnë aty pa ndonjë kamatë.

Gjithçka nisi kur komuna e pa të arsyeshme që të ndajë një buxhet të veçantë nga subvencionet e bujqësisë që të ndihmojë bujqit në një afat sa më të gjatë dhe ndoshta të krijojë bazë të mirë për fillimin e ndonjë biznesi.

“Kreditë e dhëna bër bujqësi  vërtet kanë ngjallur shpresat e bujqëve se më në fund institucionet sollën ide të reja dhe përkrhaje konkrete për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme bujqësore. Fillimi ka qenë i mbarë shpresoj se kështu do të jetë edhe më tutje, edhe unë kam dëshirë që në pranverë të bëj dicka përmes një kredie pa kamatë” është shprehur fermeri Agim Ilazi nga fshati Sojevë i Ferizajt.

Interesim të vazhdueshëm për marrjen e kredive bujqësore pa pasur obligime shtesë ndaj bankave ka pasur edhe nga fermerët e tjerë që merren me veprimtari të ndryshme bujqësore. Të dhënat e fundit flasin për një një numër të konsiderueshëm të fermerëve që tashmë kanë në dorë mjete deri në 1 milionë euro e të cilat pritet të gjenerojnë edhe më shumë të ardhura nga ky qarkullim dhe në këtë mënyrë janë krijuar deri më tani rreth 1 mijë vende të reja të punës.

Drejtori për bujqësi  e pylltari në komunën e Ferizajt  Ismet Vranovci disa herë ka treguar se projekti i subvencionimit të kamatave për fermerët që duan të marrin kredi për bujqësi e që kamatën ua shlyen komuna po tregohet mjaft i suskesshëm

“Ky është një projekt që do të vazhdojë për tri vjet dhe ka filluar nga viti i kaluar, ndërsa si i tillë po zbatohet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Deri më tani janë treguar rezultate majft të mira në fushat ku kanë aplikuar fermerët tanë. I kemi të regjistruar 70 fermerë që kanë aplikuar dhe po gëzojnë këtë subvencion në lëmi të ndryshme, duke filluar prej përpunimit apo prodhimit të produkteve si pemë , perime e produkte të tjera, deri tek shtimi i fondit blegtoral ose plotësimi të infrastrukturës për punë bujqësore. Ne po presim që në vijim të ketë të interesuar edhe më tutje dhe të vihen në funksion rreth 1. 5 milionë euro vetëm këtë vit nga ky subvencion” tha drejtori Vranovci.

Buxheti për subvencionimin e kamatave bujqësore  për vitin 2016 ka qenë  147 mijë euro , në vitin 2017 janë planifikuar 200 mijë euro, kurse në vitin 2018 janë të parapara gjithsejt 250 mijë euro, ndërkaq projekti në tërësi kap shumën rreth 600 mijë euro.

Risia e kredive pa kamata në Ferizaj është përmendur së fundi edhe në programin qeverisës të disa subjkteve që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ndërkaq kryetari aktual i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa e ka potencuar disa herë se kjo mbështetje për fermerët është parë e arsyeshme dhe konsiderohet më shumë se subvencion sezonal.

“Ne thjesht kemi dashur të fusim sa më shumë qarkullimin e parasë në bujqësi , dhe po tentojmë që deri në vitin e ardhshëm të mund të hyjnë në punë rreth 5 milionë euro. Ka disa anë të mira kjo ndihmë që po u frohet bujqëve sepse fillimisht krijohet  një bazë për t’u marrë me ndonjë tregti sado të vogël , por edhe nuk rëndon fermerët që të paguajnë shuma të mëdha për kthimin e  kredisë. Në këtë mënyrë krijohet një qëndrueshmëri e ekonomive familjare” ka thënë kryetari Svarqa duke shtuar se komuna në këtë rast ka arritur që përmes marrëveshjeve me banka edhe të ulë edhe kamatën që duhet ta paguajë institucioni për 3 përqind.

Veq projektit për shlyerjen e kredive bujqit ferizajas ka kohë që kanë arritur të forcojnë veprimtaritë e tyre edhe me disa subvencione të natyrave të tjera, Vetëm për 6 mua,j gati 1 mijë fermerë ferizajas kanë përfituar nga subvencionet e dhëna komuna në 6 muajt e parë të vitit 2017. Fermerët e këtushëm kanë përfituar serra komerciale , koshere me bletë dhe pajsije për trajtimin e tyre , fidane të mjedrës dhe të dredhëzave industriale, pastaj lopë qumështore dhe makina mjelëse .

Buxheti i komunës së Ferizajt i planifikuar për subvencionimin e fermerëve për vitin 2017 kap vlerën rreth 268 mijë euro dhe deri më tani më shumë se gjysma e këtij buxheti është shpenzuar.

Progresi që ju e njihni..

Ju ftoj që të punojmë bashkë për të ardhmen e familjeve tona.#lidhjapërFerizajn #47 #LDK #MuharremSvarqa

Posted by Muharrem Svarqa on Monday, 16 October 2017