Suspendohet zyrtari policor të cilit iu gjet arma pa leje

Suspendohet zyrtari policor të cilit iu gjet arma pa leje

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, është suspenduar përkohësisht nga puna pasi dje në orët e mbrëmjes së bashku me një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës i janë gjetur një armë AK-47, një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 nga policia kufitare e PK-së në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është ndaluar vetura Opel Astra (me targa të Kosovës) e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës (zyrtar policor) dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar (zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës)”, thuhet një njoftimin nga PK dhe IPK.

Dy personave në fjalë i janë caktuar masa e ndalimit me 48 orë ndërsa si procedurë administrative ndaj zyrtarit policirë është suspenduar nga puna deri në përfundimin e hetimeve.

“Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e IPK-së dhe PK-së./Insajderi.com