Supergoli i Rashicës i siguron tri pikë Vitesses ndaj Ajaxit

Supergoli i Rashicës i siguron tri pikë Vitesses ndaj Ajaxit

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit.

Shqiptari shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 45-të, ndërsa golin e parë e realizoi Guram Kashia në minutën e 21’të. Për Ajaxin shënoi Nick Viergever në minutën e 83-të.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë edicion në Holandë, aq sa ka shënuar edhe anësori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që po shkëlqen me Heerenveen.

Pas kësaj fitore, Vitesse ka shkuar në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në Eredivisie. /Insajderi.com