Supercikloni godet Australinë

28.03.2017 11:09
Supercikloni godet Australinë

Një ciklon i kategorisë së katërt, më i madhi që godet Australinë prej vitesh të tëra, është përplasur në brigjet veri-lindore të saj me erëra që mbërrijnë shpejtësinë maksimale të 263kilometrave për orë.

Stuhia e fuqishme ka detyruar evakuimin e 25.000 personave, ka lënë që tani me mijëra banesa pa energji elektrike e ka shkaktuar dëme të mëdha në ishujt popullorë Whitsunday.

“Kemi një ditë të gjatë përpara. Intensiteti dhe egërsia e erërave do të vijë gradualisht në rritje. Të gjithë po mbyllen nëpër strehime”, deklaroi kryeministrja e shtetit të Kuinslendit Annastacia Palaszczuk.

Cikloni me shkatërrimtar për Queenslandin, që prej vitit 2011, pritet të qëndrojë në këtë zonë për orë të tëra. Stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyer, që të kombinuar me një dallgë të rrezikshme batice, mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha.

Moti i keq i ka kushtuar deri tani jetën një 31-vjeçareje,  e cila vdiq në një aksident rrugor.