‘Super Barça’ deklason Celtic-un

Barcelona ka deklasuar Celticun me rezultat të thellë 7:0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për blaugranët këtë stinor.

‘Super Barça’ deklason Celtic-un

Leo Messi ka qenë lojtari kryesor në fitoren e parë të Barcelonës në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve kundër Celticut, të cilën katalunasit e fituan 7:0.

Argjentinasi shënoi tre gola në këtë takim, nga një gol tjetër e realizuan edhe Neymar, Iniesta, ndërsa Luis Suarez shënoi edhe dy tjerë.

Ndeshja tjetër e Grupit C ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Monchengladbachut u shty për shkak të kushteve jo të mira atmosferike. /Insajderi.com