“The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra

“The Summit” vazhdon sonte, plus një natë ekstra

Pas anulimit të natës së parë të festivalit të muzikës elektronike, “The Summit”, për shkak të reshjeve të shiut, organizatorët kanë lajmëruar sonte nata e dytë do të vazhdojë siç është planifikuar.

“Nata e dytë e The Summit vazhdon sonte me Philip Bader, Konstatin Sibold, Mirë Linda, Drenique e Jimmy Haze. Të gjithë ju që keni paguar mbrëmë për biletë, sonte do të keni mundësi të hyni brenda me po të njejtën biletë ose byzylyk dore”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të festivalit.

Por nata e humbur e së premtes, do të zëvendësohet me të dielën, pasi organizatorët kanë vendosur që “The Summit” të mbahet edhe të dielën.

“Të dielën prej orës 12h deri në 19h do të keni mundësinë të dëgjoni artistët që nuk patën mundësi të luajnë natën e parë, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm. Ta kaloni një të diele, me shumë serotonin e tinguj të bukur të technos”, thuhet në sqarimin e organizatorëve.

Për të dielën, hyrja do t’iu mundësohet të gjithë atyre që kanë një biletë apo byzylyk dore.

E krejt në fund organizatorët kanë edhe një kërkesë.

“Përndryshe, bileta do te kete edhe ne hyrje! Hajdeni me duksa e pantolla t’kuqe, me pizhama e papuqe!!”./Insajderi.com