Sulmuesit tregojnë përse e rrahën Feron – provokimi dhe vrapimi i tij duke ikur

Sulmuesit tregojnë përse e rrahën Feron – provokimi dhe vrapimi i tij duke ikur

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero ishte sulmuar fizikisht nga reperi tjetër Arjan Sjarina i njohur si R-Jan, javën e kaluar në një qendër tregtare në Prishtinë. Videon nga sulmi të cilën e kishte publikuar Insajderi të mërkurën.

Por pas katër ditëve Sjarina dhe shoku i tij kanë treguar për ‘Eliteshow’ arsyen përse e kanë sulmuar fizikisht Feron. Sjarina dhe miku i tij thonë se Fero kishte provokuar disa herë në rrjetet sociale.

“Atu ka ndodh një rast vetëm me ju tregu njerëzve se nuk është njëjtë jeta si në muzikë ashtu edhe si në jetë reale. Qa fol duhet me kanë por edhe duhet me e mbajt atë qa e flet, se unë e kam majtë senet qa i kom than”

Sjarina dhe miku i tij thonë se Fero ka provokuar disa herë përmes rrjeteve sociale.

“Ka bë shumë provokime tri herë katër herë përmes rrjeteve sociale, e na nuk bëjmë provokime aty çka të kemi e qesim në muzikë ose janë krejt të vërteta”, ka thënë ai.

Sjarina ka treguar se janë takuar rastësisht në një qendër tregtare në Prishtinë, ku ka folur edhe për vrapimin e Feros në tentim që të ikë nga sulmuesit

“Jena taku rastësisht në një qendër tregtare dhe nuk jena kanë as 6 e as 10 veta, bile as hekra nuk kemi nxjerr, dy veta kemi qenë që i kemi ra atina [feros]. E kemi njekë prej kerrit deri poshtë po nuk e zajke as dera, dojke me krye me e thye derën për me hi brenda. Për krejt gangsterët kemi respekt ama për ata që vinë në qytetin tonë nuk i duam hiç”, ka thënë ai

Më tej reperi Sjarina ka mohuar se “Plisat” e kanë rrahur Feron, teksa thotë se nuk i fshihet askujt dhe se mund të gjendet lehtë në Prishtinë.

“Edhe Plisat nuk e kanë rreh hiç siç është thënë por na e kemi rreh dhe i qëndrojmë prapa kësaj pune deri në fund. Kushdo që është ai gangster qetu na ka neve nëpër Prishtinë na nuk fshihemi, këtu jemi”, ka thënë Sjarina.