Sulmuesit e Kolnit mund të mos arrestohen kurrë

Sulmuesit e Kolnit mund të mos arrestohen kurrë

Shumica e burrave që sulmuan seksualisht gratë në qytetin Koln të Gjermanisë në natën e Vitit të Ri, mund të mos arrestohen kurrë, thotë shefi i policisë së këtij qyteti.

Duke folur për BBC, Juergen Mathies thotë se pamjet e kamerave nuk kanë qenë të mjaftueshme për të identifikuar krimin.

Detektivët kanë identifikuar deri më tani 75 të dyshuar.  Shumica nga ta vijnë nga Afrika Veriore dhe kanë hyrë ilegalisht në Gjermani.

Më shumë se 500 raste janë lajmëruar në polici, prej të cilave rreth 40 për qind kanë të bëjnë me sulm seksual.

“Pamjet që i kemi nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar sulmet seksuale.  Ne mund të shohim disa prej vjedhjeve, por kjo është e tëra.  Ne jemi duke u mbështetur në dëshmitë për të identifikuar sulmuesit,” ka thënë Mathies.

Dy marokien dhe një tunizian do të paraqitet në gjyq së shpejti për vjedhje dhe ky do të jetë rasti i parë që lidhet me sulmet në natën e Vitit të Ri.

13 burra janë arrestuar për vjedhje deri më tani, por vetëm njëri nga ta, një 26 vjeçar nga Algjeria, i cili ka kërkuar azil në Gjermani, është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual./Insajderi.com