Sulmuesi me sëpatë: Kam dashur t’i vras të gjithë

02.11.2017 14:56
Sulmuesi me sëpatë: Kam dashur t’i vras të gjithë

I riu 17 vjeçar i cili më 22 tetor kishte sulmuar në Flums (SG) me sëpatë tetë persona, thotë se këtë e ka bërë duke pasur për qëllim që t`i vriste. Këtë njoftim e ka dhënë sot për mediet zvicerane, Prokuroria e Përgjithshme e St. Gallenit.

Personi në fjalë, me prejardhje letoneze, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori për të rinj ka thënë se ka pasur qëllim vrasjen e personave që ka sulmuar, transmetoin albinfo.ch. Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktimat e tij kanë qenë të rastit dhe se nuk e ka njohur asnjërin prej tyre.

Më tutje, ai ka pranuar se ka bërë një zjarrvënie por prokuroria nuk bën të ditur motivin për këtë akt të tij.

Nga tetë të sulmuarit, gjashtë kanë marrë plagë por tashmë të gjithë kanë lëshuar spitalin.