Sulmuesi që shkroi histori me Kosovën, më i miri në Norvegji

24-vjeçari nga Kosova, Flamur Kastrati është golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Sulmuesi që shkroi histori me Kosovën, më i miri në Norvegji

Flamur Kastrati është sulmuesi më i mirë i momentit në kategorinë e parë të Norvegjisë, Eliteserien. Futbollisti nga Kosova kryeson listën e golashënuesve në Eliteserien me 4 gola të shënuar në tri ndeshjet e para të këtij edicioni.

25-vjeçari i cili luan me skuadrën Sandefjord arriti të shënonte dy gola sot në fitoren e skuadrës së tij ndaj Valerengas me rezultat 2-0.

Kastrati është njëri prej futbollistëve të paktë që ka shënuar gol me përfaqësuesen e Kosovës në ndeshje zyrtare. Ish-futbollisti i Stromsgodset ka realizuar gol në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës në miqësore ndaj Ishujve Faroe.

Që nga ajo ndeshje, më 3 qershor të vitit 2016, Kastrati nuk është ftuar më në përfaqësuesen e Kosovës. /Insajderi.com