Sulmuesi që plagosi 9 persona në Gjermani është nga Kosova

Sulmuesi që plagosi 9 persona në Gjermani është nga Kosova

Personi i cili plagosi të enjten në mbrëmje nëntë persona me sëpatë është një kosovar. Lajmin e ka konfirmuar policia gjermane.

Kosovar Fatmir H. është një 36 vjeçar, i cili jeton në Wuppetal, dhe vuan nga një sëmundje mendore, njofton policia.

Policia tha se ai kishte sulmuar njerëzit pa dallim, por fatmirësisht askush nuk ka humbur jetën. Një person është plagosur rëndë dhe agresori po ashtu, pasi kërceu nga një urë ndërsa përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ai po trajtohet tani në një spital.

Motivi i sulmit është i paqartë dhe policia nuk po e përshkruan për momentin si një krim të lidhur me terrorizmin. Më herët, policia federale gjermane i kishte kërkuar publikut që të mos binte pre’ e spekulimeve.

Gjermania është në alarm të lartë për sulme terroriste që kur një xhihadist përplasi kamionin mbi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Berlin, në dhjetor, duke i marrë jetën 12 personave.