Sulmuesi në Londër ishte konvertuar në fenë islame

24.03.2017 10:33
Sulmuesi në Londër ishte konvertuar në fenë islame

Mediat britanike raportojnë se Khalid Masood, personi që dyshohet se ka kryer sulmi terorrist pranë Parlamentit britanik, është konfertuar në fenë islame.

Duke cituar burime të paidentifikuara, disa media kanë raportuar sot se Masood, kishte lindur me emrin Adrian Elms në qytetin jugor të Dartfordit dhe ishte rritur në qyteti Rye, përpara se të ndërronte fenë.

Autoritetet kanë thënë se 52-vjeçari, babai i tre fëmijëve, ka qenë “i njohur për policinë”, për dënimet e mëparshme për sulme – përfshirë lëndime të rënda trupore, armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit publik.

Edhe pse ai nuk ishte i dënuar për asnjë akuzë për terrorizëm policia ka thënë se janë duke punuar për të qartësuar nëse Masood ka qenë i inspiruar nga ekstremistët islamikë. Ai nuk ka qenë subjekt i hetimeve që janë zhvilluar së fundmi.

Sulmi i 22 marsit, la të vrarë 5 persona, përfshirë edhe Masoodin, i cili u vra nga policia pasi ai theri për vdekje, policin Keith Palmer, pranë Parlamentit britanik.

Tre viktimat e tjera u vranë, pasi sulmuesi i goditi me makinën e tij, në urën Westminister që gjendet afër Parlamentit britanik.