Sulmuesi kolumbian largohet nga Milani

Sulmuesi kolumbian largohet nga Milani

Carlos Bacca edhe zyrtarisht është lojtar i Villarrealit.

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, është larguar nga Milani për t’u transferuar në Spanjë te Villarreali.

Klubi spanjoll ka bërë të ditur se ka huazuar ,lojtarin për sezonin 2017/18 me të drejtë blerje në fund të edicionit.

Bacca e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll nga koha me Sevillan, ai do ta veshë fanellën me numrin nëntë./Express/