Sulmuesi i Hamburgut bërtiti “Allahu Ekber”

Sulmuesi i Hamburgut bërtiti “Allahu Ekber”

Një dëshmitar i tha gazetës Bild: “Burri papritur filloi t’i therte me thikë klientët, kishte një të vdekur dhe disa të lënduar”.

Policë të armatosur janë fotografuar në vendngjarje, duke krijuar në kordon në zonën e sulmit.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar. Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë.

Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës ‘Fuhlsbuttler dhe ‘Hermann-Kauffmann’, tha policia.

Shërbimet emergjente u thirrën në vendngjarje në ora 15:10 pas raporteve se një njeri kishte hyrë me thikë në dyqanin Edeka.

Në një video në Twitter, një dëshmitar thotë se sulmuesi bërtiti ‘Allahu Ekber’ gjatë sulmit.