Sulmuesi është i njohur për Komunën e Prishtinës

Sulmuesi është i njohur për Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur pas sulmit me ngjyrë dhe shtalba në drejtim të objektit të Komunës që ai udhëheq. Ahmeti ka mohuar se ky sulm mund të jetë bërë nga dikush i LDK-së, apo ndonjë partie tjetër opozitare në komunë.

Ai ka treguar se ky sulm është bërë nga një person për të cilin thotë se pothuajse çdo gjashtë muaj bënë diçka të ngjashme.

“Është një person i cili çdo gjashtë muaj gjuan me diçka në drejtim të objektit të Komunës”, citohet të ketë thënë Ahmeti për ‘Indeksonline’.

Kurse Erzen Vraniqi, përmes një postimi bërë në Facebook, ka thënë se sulmuesi eshte një ish-polic e Kosovës, të cilin Komuna nuk ka mundësi t’i ndihmojë.

“Objekti i Komunës është gjuajtur me ngjyrë nga një fatkeq, ish-polic, i cili ka kërkuar fatin bashkë me familje në mërgim, por është deportuar në Kosovë. Tash i shkreti nuk ka strehim dhe nuk ka punë, por protestën e bën në adresë të gabuar. Komuna e ka dëgjuar hallin e tij, por e ka të pamundur t’i ndihmojë”, ka shkruar Vraniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Sulmohet me ngjyrë objekti i Komunës së Prishtinës

Arrestohet i dyshuari për hedhjen e ngjyrës në objektin e Komunës së Prishtinës