Sulmon policinë pasi ia gjetën armatimin në shtëpi

Sulmon policinë pasi ia gjetën armatimin në shtëpi

Hetuesit e stacionit policor Prizren e në bashkëpunim me njësitin Anti- Drogë në Prizren dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.

Bëhet e ditur se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një Pushke gjysmën automatike  të kalibrit 7.62mm.

Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale te i dyshuari L B.

Po ashtu, gjatë intervistës së personit të dyshuar A D, i njëjti ka tregua agresivitet ndaj personit zyrtar  ku edhe e ka sulmuar zyrtarin policor.

“Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme, ku me urdhër të prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton kapiteni Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren.