Sulmon policin me derën e veturës

Paraditen e së enjtes, në Prishtinë, i dyshuari mashkull në shenjë revolte që është ndal nga policia e Kosovës, e ka goditur policin me derën e veturës.

Sipas raportit të policisë fillimisht i dyshuari ka refuzuar që t`i prezantoj dokumentet e identifikimit, e pastaj edhe  e ka sulmuar policin i cili ka pësuar lëndime për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.