Sulmon nënën e tij, arrestohet

Sulmon nënën e tij, arrestohet

Është arrestuar një person i dyshuar në komunën e Dragashti pasi kishte sulmuar nënën e tij.

Arsyet e sulmit policia e Kosovës nuk e ka bërë të ditur. Viktima si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor.

“Dragash 09.08.2017-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër K/shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com