Sulmohet zyrtari i KEDS-it në Gllarevë

Sulmohet zyrtari i KEDS-it në Gllarevë

Në fshatin Gllarevë të Klinës, u arrestua një person i dyshuar, pasi që e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it.

Nga policia njoftojnë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.