Sulmohet portali satirik Kukunews

06.09.2016 19:35

Portali i parë i lajmeve satirike në Kosovë, www.kukunews.net është sulmuar nga hakerë të ndryshëm, gjatë mbrëmjes të së hënës nga persona të panjohur, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate.

Sulmohet portali satirik Kukunews

Përkatësisht bëhet fjalë për një sulm ndaj faqes së këtij portali në rrjetin social Facebook.

Faqja e KukuNews në Facebook është mbyllur pasi fillimisht sulmuesit e saj e kanë lënë një mesazh nëpërmjet të cilit lajmërohen edhe sulme të portaleve të tjera.

fact 4 notification from hacker

Kjo faqe satirike funksionon për rreth një vit e gjysmë dhe ka arritur të ketë rreth 30 mijë ndjekës, dhe në postet e saja janë arritur mbi gjysmë milioni përdorues të këtij rrjeti social në faqen tonë.

Drejtuesit e portalit e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për këtë sulm dhe pritet nisja e hetimeve.

KukuNews sipas komunikatës ka marrë vazhdimisht kërcënime nga grupe të ndryshme politike, figura publike, e grupe fetare me porosi private në Facebook dhe në forma të tjera.

“Ne si KukuNews kemi qenë të fokusuar në reagimin me humor dhe ironi ndaj ngjarjeve të ndryshme në vend, duke zhvilluar një nga format më kreative në fushën e gazetarisë, lajmet satirike. Me thumba të fortë ndaj atyre që përdorin religjionin për të bërë keq, atyre që përdorin politikën dhe pozitën publike për qëllime personale dhe  me linja humoristike të zgjedhura KukuNews që prej themelimit në Janar të vitit 2015 ka qenë një nga portalet që ka ngjallur debat dhe mendimin kritik përmes humorit”, thuhet në komunikatë.

KukuNews sipas këtij lajmërimi ka arritur të ketë diku mbi 200 mijë klikime në javë në sajt dhe do të vazhdojë të jetë aktiv në momentet kur është e rëndësishme që dikush të ketë një mendim tjetër.

Ky sulm dëshmon vetëm se në vendin tonë nuk ka hapësirë për mendim të lirë dhe mendimin e secilit njeri”, thuhet në fund të komunikatës./Insajderi.com