Sulmohet fizikisht një vajzë e mitur në qendër të Prishtinës

Sulmohet fizikisht një vajzë e mitur në qendër të Prishtinës

Është sulmuar një vajzë e mitur në lagjen “Dardania”, përballë shtatores së Bill Klinton në Prishtinë, rreth orës 19:00

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar babai i saj, i cili ka thënë se të bijën e tij e ka sulmuar një i sëmurë mendor.

“Vajzën time e ka sulmu një i sëmur mendërisht, këso personi që rrin rrugëve”, ka thënë babai i vajzës.