Sulmohet nga bashkëshorti dhe vjehrri

Sulmohet nga bashkëshorti dhe vjehrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe babi i bashkëshortit.

Viktima është detyruar që të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj me ç’rast së bashku me fëmijët është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, njofton policia.

Rasti ka ndodhur në komunën e Suharekës, mirëpo në lidhje me këtë nuk ka pasur të arrestuar. /Insajderi.com