Sulmohet në “Rrugën e Kombit”, Berisha thotë se bandat bëjnë ligjin

Sulmohet në “Rrugën e Kombit”, Berisha thotë se bandat bëjnë ligjin

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se bandat bëjnë ligjin.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar ngjarjen e një qytetari se si është sulmuar në “Rrugën e Kombit”, teksa qytetari ka qenë duke u kthyer nga Durrësi në Kosovë.

Sipas rrëfimit të qytetarit ai ka lajmëruar policinë mirëpo që ka hasur në vesh të shurdhër.

“Përshëndetje,shokë,miq e jarana, parmbrëmë me mjetin tim transportues isha duke u kthyer nga Durrësi drejt për ne Kosovë, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë,por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetëm dëme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot sipër urës , njo dy kilometra vazhdova dhe takova një postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdhër,andaj bashkëqytetar ju lutem nëse mundeni ju lutem qe t’ju shmangeni udhëtimet gjatë natës.”

Për këtë veprim ish-kryeministri Berisha ka thënë se bandat bëjnë ligjin, duke shtuar se policia e ndihmon me sehir. /Insajderi.com