Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz ndaj një kishe në Pakistan. Sipas Ministrisë së Brendshme të provincës Kueta, autor�" />

Sulmohet kisha, 7 të vdekur dhe 25 të plagosur

Sulmohet kisha, 7 të vdekur dhe 25 të plagosur

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz ndaj një kishe në Pakistan. Sipas Ministrisë së Brendshme të provincës Kueta, autorët ishin katër me numër dhe kanë vepruar gjatë meshes të së dielës.

Zyrtari bëri me dije se një agresor hodhi veten në erë brenda kishës, një tjetër është vrarë, ndërsa 2 të tjerët janë arratisur.

Forcat e sigurisë njoftuan se gjatë sulmit ishin të pranishëm të paktën 400 persona brenda godinës fetare.

Terroristët kanë tentuar që të mbanin pengje brenda kishës, por nuk ia kanë dalë.

Për momentin asnjë grupim terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.