Sulmohet inspektori ndërtimor në Prishtinë  

Sulmohet inspektori ndërtimor në Prishtinë  

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar fizikisht një inspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Prishtinë, nga pronari i një objekti i cili ishte paraparë të rrënohej.

Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur gjatë kohës kur inspektori ishte në terren duke ekzekutuar vendimin për rrënim.

Sulmuesi është arrestuar dhe pas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insjaderi.com