Sulmohet gazetari i BIRN-it

Sulmohet gazetari i BIRN-it

Taulant Osmani, gazetari i KALLXO.com është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.

BIRN raporton se gazetari i tyre ishte duke e incizuar një debat mes personave që po protestonin kundër zhvendosjes dhe atyre që ishin pro saj, kur njëri nga të përfshirët në debat e kërcënoi pse po incizonte, ndërsa dy të tjerë tentuan ta sulmonin dhe t’ia merrnin telefonin.

“Unë si gazetar për të paraqitur atë se qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin nes tyre, dhe personi në fjalë reagon ashpër, më vërsulet me fjalet pse po xhiron. Ne atë moment kanë ndërhy edhe dy persona të tjerë të cilët më kanë shtyrë, sha e duke ma kapur telefonin”, ka thënë gazetari Osmani.

Rasti i sulmit ndaj gazetarit është paraqitur edhe në polici.