Sulmohet fizikisht bartësi i listës së Nismës në Skënderaj

31.08.2017 11:19
Sulmohet fizikisht bartësi i listës së Nismës në Skënderaj

Mbrëmë rreth mesnatës në Skënderaj raportohet të jetë sulmuar fizikisht Beqir Veliu, bartësi i listës së kandidatëve të Nismës për asamble nga kjo komunë.

Mësohet se kandidati i Nismës ka lëndime në kokë dhe se i është dashur ndihma mjekësore.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.