Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, reagon ministri Hoxhaj

Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, reagon ministri Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguan ndaj sulmit në Serbi që i është bërë një autobusi me udhëtarë nga Kosova.

“Fuqimisht dënojnë sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi|, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

“Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk ndëshkohet”, ka shtuar ministri Hoxhaj.

Raportohet se është sulmuar në Serbi një autobus me udhëtarë nga Kosova, duke ia dëmtuar xhamat e autobusit. Nuk raportohet për të lënduar.