Sulme në katër zyra të LDK-së

Sulme në katër zyra të LDK-së

Katër zyra të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë sulmuar në një interval të njëjtë kohorë sonte rreth orës 22.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka thënë për Insajderin se zyra qendrore në Qafë në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, në Gjakovë dhe në Istog janë sulmuar.

Policia ka thënë se katër persona të maskuar dyshohet se kanë kryer sulmin në zyrën qendrore në Prishtinë.

“Në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë rreth orës 22, katër persona të maskuar dyshohet se kanë thyer xhamat e selisë së LDK-së. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore po e hetojnë rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sulmi besohet se është kryer në shenjë mllefi se pse LDK-ja e Isa Mustafës votoi Hashim Thaçin për president.

ldk 2

LDK 3

LDK 5