Dëshmitarët identifikojnë dy sulmues në incidentin afër parlamentit britanik

Dëshmitarët identifikojnë dy sulmues në incidentin afër parlamentit britanik

Në incidentin terrorist afër parlamentit britanik besohet se kanë qenë të përfshirë dy persona.

Siç njofton BBC, dëshmitarët kanë identifikuar një njëri tullac dhe një person me ngjyrë që ka pasur mjekër si sulmuesit.

Megjithatë, këto të dhëna janë ende të pakonfirmuara.

Një grua është vrarë ndërsa një zyrtar policor është therur me thikë në një sulm të cilin policia britanike po i referohet si incident terrorist.

Sulmuesi para se të futej në ndërtesën e parlamentit ka goditur me veturë disa këmbësorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore./Insajderi.com