Sulmi në Nicë – Gjykata merr vendim për shqiptaren

Sulmi në Nicë – Gjykata merr vendim për shqiptaren

Është liruar sot 43 vjeçarja shqiptare, Enkelejda Zaçe, e cila është arrestuar në Francë pasi dyshohet se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nicë.

Ajo ishte liruar më 14 korrik 2016 nën mbikëqyrje gjyqësore.

Mediat franceze raportojnë se Prokuroria e Parisit e ka apeluar vendimin.

Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeçar, i cili ndodhet ende pas hekurave, shkruan gazeta Shekulli.

Dyshohej se dy shqiptarët në fjalë kanë furnizuar me armë (një pistoletë automatike dhe një kallashnikov) franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili kreu masakrën në fjalë.

86 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e masakrës së kryer nga ISIS.