Sulmi ndaj Parim Ollurit, flet policia

Sulmi ndaj Parim Ollurit, flet policia

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur para banesës së tij rreth orës 22:00.

Policia ka bërë të ditur se informacionin për sulm ndaj Ollurit e ka marrë rreth orës 22:00.

“Raportohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e policisë.

Olluri në kohën e sulmit ka qenë bashkë me të fejuarën e tij./Insajderi.com