Sulmet me thikë nga ISIS, në fokus forcat e sigurisë

26.08.2017 13:12
Sulmet me thikë nga ISIS, në fokus forcat e sigurisë

Sulmet kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë, janë pjesë e strategjisë xhihadiste, e modifikuar në varësi të vendit ku kryen sulmet.

Në Irak apo shtete të tjera të Lindjes së Mesme përdoren bombat, ndërsa në Europë, duke konsideruar vështirësitë për sigurimin e armëve, preferohen të ashtuquajturat armët e bardha, apo thikat.

Realizimi i këtyre lloj sulmeve nuk është i komplikuar, mjafton një thikë kuzhine e shumë vendosmëri. Agresori i frymëzuar nga larg apo i nxitur nga rrjeti hidhet në veprim me shpejtësi, pikërisht siç predikon propaganda e kalifatit. Del nga shtëpia dhe sulmon patrullën e parë që i del përpara. Kështu ka ndodhur, në Nju Jork, Paris, e së fundmi Bruksel e Londër.

Duke goditur ushtarët apo policët rritet pasiguria e qytetarëve, ndërsa forcat e rendit shtojnë vigjilencën. Njëkohësisht duhet të ruajnë një objektiv të caktuar dhe vetën. Efekti i gjestit është i amplifikuar. Edhe pse mund të verifikohen raste ku motivi i sulmit nuk lidhet me ideologjinë ekstremiste, e ku agresori është një i çmendur që imiton terroristët, Shteti Islamik është i gatshëm të marrë autorësinë në kanalet mediatike të tij.

Ka ndodhur shpesh në Shtetet e Bashkuara; dikush do të vritet e në vend që të hidhet nga ballkoni sulmon agjentët për t’i detyruar të reagojnë. Disa militantë të ISIS kopjonte këta skenarë e në vend të kamikazëve që hidhen në erë mobilizojnë “ushtarë” të ndërgjegjshëm se nuk do të dalin të gjallë nga misioni.